Sulmi terrorist në Egjipt, 235 persona humbin jetën (FOTO LAJM)

Pëlqej
Sulmi bombardues dhe të shtënat me armë në një xhami në Gadishullin verior Sinai të Egjiptit, kanë qenë fatal për të paktën 235 persona të cilët po falnin namazin e të premtesxhami.

Zyrtarët e sigurimit thanë se agresorët hapën zjarr ndaj adhuruesve gjatë lutjeve jashtë xhamisë, përcjell albeu.com.

Dëshmitarët u shprehën se disa persona qëlluan me armë dhe bomba nga katër automjete drejt besimtarëve të mbledhur për faljen e së premtesxhami.

Egjiptianët tashmë janë të pikëlluar për humbjen më të madhe të jetës nga një sulm terrorist në dekada duke tejkaluar numrin e të vdekurve në rrëzimin e një avioni rus mbi Sinain në vitin 2015. /albeu.com/


Shtuar më 24/11/2017, ora 17:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori