Aktorja turke
Meryem Uzerli e njohur në Shqipëri si Sulltanesha Hyrrem në
serialin "Sulejmani i Madhërishëm", ka ndarë me fansat e saj një lajm shumë të bukur:
Aktorja është bërë nënë dhe ka sjellë në jetë një vajzë. Vajza quhet
Lara dhe lajmin për ardhjen e saj në jetë e ka bërë vetë
Meryem përmes faqes së saj zyrtare në Facebook.
Aktorja e njohur pati një lidhje dashurie me Can Ates, por duket se lidhja e tyre nuk funksionoi dhe i dhanë fund. Në këtë kushte
aktorja vendosi të braktisë rolin e saj dhe në
serialin "Sulejmani i Madhërishëm" dhe të shkojë në Gjermani për të lindur dhe rritur e vetme vajzën e saj
Lara.
Thuhet se
Meryem do të rikthehet përsëri pas lindjes së vajzës dhe do të luajë një tjetër rol por asgjë nuk është konfirmuar nga vetë
aktorja.
Aktorja duket se po shijon ditët e para të të qënit nënë dhe nuk ka komentuar asgjë lidhur me projektet e saj të ardhshme artistike. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2014,
ora 11:00