Padiskutim që
Rita Ora është një uragan i vërtetë, e teksa ajo po korr sukses anembanë botës me hitet e saj dhe koncertet e shumta, tashmë mban në dorë një tjetër trofe.
Rita Ora i bashkohet panelit gjykues të “The
Voice of UK” së bashku me Tom Jones, Will.i.am dhe Ricky Wilson. Ajo e ka pranuar menjëherë ofertën për të qenë pjesë e këtij spektakli.
Rita Ora do të zëvendësojë dy këngëtaret e famshme si Kylie Minogue dhe
Jessie J, duke qenë kështu edhe
tranierja e
vetme femër në panelin e jurisë për vitin 2014. Ajo është shprehur se ndihet e entuziazmuar që tashmë do të jetë pjesë e kësaj jurie, spektakël ky që do të transmetohet çdo të shtunë në mbrëmje në Britani. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014,
ora 14:22