Suksesi i këngës së re, fansat sulmojnë Elvanën (FOTO LAJM)

Ka kaluar vetëm një ditë nga publikimi i këngës së re të Elvana Gjatës "Forever is over", një prodhim ky i David Guettës . Kënga ka arritur reth 800 mijë klikime deri tani dhe urimet e kolegëve për Elvanën kanë qënë të shumta.

Por fansat janë ata që sic duket jane zhgenjyer dhe janë irrituar nga mënyra si Elvana kendon në anglisht dhe këtë e kanë shprehur nëpërmjet komenteve në videon zyrtaren në youtube. Kjo ka bërë që komentet në video të bllokohen nga stafi menaxhues. Por akuzat e fansave nuk mbarojnë me kaq .

Ka qënë postimi i një pjese të videos së këngës, nga një faqe e njohur në instagram "EllenTvshow" e cila e ka vendosur edhe linkun e këngës ne bio, i cili që ka bërë fansat të shpërthejnë në komente se këngëtarja ka paguar për dicka të tillë.
Duhet kujtuar se nuk është vetëm Elvana e cila akuzohet për dicka të tillë.
Vetëm pak muaj më parë, nje kolege e saja ,këngëtarja Dafina zeqiri u akuzua se pagoi shumë portale të huaja për të shkruar mbi këngën e saj të fundit "Four Seasons" ku shfaqet edhe popstari suedez French Montana.
/albeu.com/
Shtuar më 16/06/2017, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori