Suada Sherifi prezanton bashkëshortin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Padyshim që ish-missi Suada Sherifi është një nga femrat më të bukura dhe më të diskutuara të showbizit shqiptar.

Ndonëse Suada është shumë aktive në rrjete sociale, një foto të saj me bashkëshortin nuk mund ta gjesh. Kjo sepse ish-Miss Shqipëria është treguar prej vitesh e rezervuar për jetën private.

Prej disa javësh, Suada ndodhet me pushime ndërsa fotot e saj në Instagram janë vetëm me vogëlushen Deizi, por sot për herë të parë, Miss-i ka postuar një foto me bashkëshortin, shkruan xing.al

Çifti duken shumë të dashuruar në këtë pozë gjatë pushimeve megjithatë fytyrën e partnerit të Suadës nuk mund ta shohim ende qartë. Kujtojmë që ai quhet Eldi Dizdari dhe çifti kanë të njëjtën moshë siç ka deklaruar pak kohë më parë Suada. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2017, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori