Destinacion surprizë për Diego Costan, interesohen nga Serie A

Siç raportohet nga Serie A News nga Italia, Walter Sabatini, drejtori sportiv i Salernitana, do të përpiqet të transferojë Diego Costa-n.

Sulmuesi spanjolo-brazilian është i lirë pas përfundimit të kontratës në Brazil dhe skuadra e Salernos, e fundit në Serie A me 10 pikë, do të përpiqet ta transferojë për të qëndruar në kategorinë më të lartë të futbollit transalpin.

Për Costan interesim të lartë ka edhe nga La Liga, një kampionat të cilin sulmuesi e njeh shumë mirë. r.t/albeu.com


Shtuar 19.01.2022 15:20