Qindra
fluturime janë anuluar në Britani, ndërsa vendi pritet të goditet nga
stuhia më e fortë në 7 vitet e fundit që do të sjellë erëra me forcë deri në 145 km/h. Meteorologët njoftojnë se
stuhia “
Ciara” pritet të godasë vendin mesnatën e së dieles e ndërsa autoritetet paralajmërojnë
probleme me transportin në shumë zona.
Deri tani raportohen se 200
fluturime janë anuluar ose shtyrë nga frika e motit të keq. Ndërkohë që raportohet pezullimi i fluturimeve në Glasgoë, Manchester and Liverpool.
Por nuk do të jenë vetëm avionët ata që do të kenë
probleme, shumë linja hekurudhore dhe akse rrugore pritet të shfaqin
probleme për pasagjerët, për shkak të reshjeve të shumta që do të sjellë me vete kjo stuhi.
Kryebashkiaku i Londrës vendosi të mbyllë parqet më të mëdha të kryeqytetit për motive sigurie, të cilat pritet që të rihapen vetëm të hënën. Rezidentët janë paralajmëruar për përmbytje të mundshme në banesat dhe bizneset e tyre, si dhe me problemet në shërbimin e transportit publik. Shërbimi meteorologji paralajmëron se
stuhia “
Ciara” pritet të jetë më e forta dhe më intensivja që viti 2013.
Shtuar më 09/02/2020,
ora 11:06