Studenti: Flamur Noka më kërcënoi se do më rrjepë si cjap (FOTO LAJM)

Një student 23­vjeçar ka thënë se është kërcënuar nga deputeti i PD­së, Flamur Noka ditën e sotme. Studenti Ardit Cela i ka treguar “Panorama Online” se ka marrë një SMS në “Facebook” nga një profil me emrin dhe foton e deputetit të PD­së, Flamur Noka.

“Ti Ardit që merresh me emrin tim do të gjej dhe do të rrjep si cjap”, thuhet në mesazh.
Studenti gjithashtu i thotë “Panorama Online” se kishte komentuar në një faqe qe thoshte se Flamur Noka ishte Azem Hajdari i ri.

“Unë shkrova me ironi se ata të dy të ngjashëm kishin ndoshta origjinën, arsimin dhe diçka të tretë që nuk po e them, kur më pas më erdhi SMS­ja kërcënuese”.

Ai shprehet se ndjen frikë që të bëjë një kallëzim në Polici për këtë çështje.

Deputeti Noka u bë protagonist ditën e sotme në Kuvend, ku tentoi ndoshta edhe të largonte Kryeministrin Rama nga foltorja, kur ai fliste për reformën në Drejtësi. /Albeu.com/
Shtuar më 09/06/2016, ora 21:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori