Struga "pushtohet" nga turistët (FOTO LAJM)

Pëlqej
Gjatë kësaj fundjave, liqeni i Strugës ka thithur shumë turistë, vendas dhe të huaj.

Numri i pushuesve ka tejkaluar çdo parashikim të mundshëm.

Riviera e Strugës është stërmbushur me pushues dhe vazhdimisht kërkohet vend të lirë për vendosje në sektorin privat. Për vende në hotele as që bëhet fjalë.

Vlerësohet se në Strugë, aktualisht pushojnë numër rekord për këtë vit, që kryesisht janë nga Maqedonia, por ka edhe nga Kosova, Shqipëria dhe vendet tjera.

Plazhet e Strugës, asnjëherë deri më tani nuk kanë qenë ashtu të mbushura me pushues, bashkë me ujërat e liqenit dhe të lumit Drini i Zi. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori