Çfarë bëri kësaj here? Stresi sërish probleme me Policinë (VIDEO)
Reperi Stresi njihet për problemet e shumta me policinë.

E vetëm pak ditë pasi publikoi dokumentin e prokurorisë e cila e shpallte të pafajshëm pas publikimit të fotove me armë dhe kanabis, Stresi është ndeshur përsëri me Policinë.

Disa qytetarë në Durrës kanë qenë dëshmitarë të momentit kur ai është ndaluar ditën e djeshme nga disa policë dhe në makinën e tij sportive të kuqe tip Corvette ata kanë realizuar një kontroll të imtësishëm.

Raportohet se Stresi u shoqërua në rajon dhe njëri nga policiët hipi në makinën e tij për ta dërguar pranë komisariatit. Nuk dihet ende arsyeja se përse ai u shoqërua. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 në zonën e plazhit.

Shtuar më 29/03/2017, ora 09:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori