Stresi sapo na e tregoi se është djalë për shtëpi (FOTO LAJM)

Pëlqej
Stresi po na e tregon dita ditës se nuk është më ai “djali i keq” që jemi mësuar të shohim. Ai e ka nisur vitin mbarë dhe me sa duket meritat për këtë i takojnë të dashurës së tij, Kejsit.

Pak kohë më parë reperi i njohur tregoi se është i dashuruar me një vajzë që quhet Kejsi dhe pas shumë peripecive dhe dështimeve, çifti më në fund është bashkë dhe 2018-ta do të jetë viti i tyre.

Me sa duket Stresi është i dashuruar kokë e këmbë me këtë vajzë, saqë ka lënë pas krahëve jetën që bënte më parë dhe është shndërruar në një djalë për shtëpi.

Në një video të postuar në “Instastory” reperi shihet duke gatuar, ndërsa e dashura e tij e filmon.

“Përgatisim ushqim para se të ikim në palestër. Ti lëmë gati që kur të kthehemi nga palestra, mmm…”, thotë Stresi, i cili nuk ka nguruar të tregojë edhe rezultatet e ushqimit që ai ka përgatitur. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori