Stilistja e njohur nxjerr bllof Tean e "Big Brother", i publikon bisedat (FOTO LAJM)

Ish-konkurrentja e spektaklit “Big Brother Albania” Tea Zhuli njoftoi pak ditë më parë se e kishte marrë shumë seriozisht botën e modës.

Në profilin e saj në “Instagram”, Tea prezantoi koleksionin e ri të fustaneve, ku theksonte se këto krijime mbajnë firmën e saj.

“Pamja e parë e koleksionit që do vijë së shpejti. Një projekt i krijuar me shumë dëshire dhe përkushtim, dizenjuar nga unë, i menduar për festat e fundvitit.” – njoftonte Tea.

Mirëpo, stilistja e njohur Mimoza Kamberi, e cila ushtron këtë profesion për më shumë se 40-vitesh ka kontaktuar për të rrëfyer se ish-banorja e BBA i ka vjedhur punën e saj, shkruan “Blitz.al”.

Kamberi ka publikuar edhe komunikimet sistematike në ‘whats app’ me Tea Zhulin, ku e qorton atë se nuk i kishte bërë pagën e kursit, kishte vjedhur idetë dhe fustanet nga dyqani fshehurazi.

E në fund, i kishte bërë bllok në “Instagram”. Sipas Kamberit, është shumë e lehtë të vërtetojë deklaratat e saj, sepse dyqani është i mbushur me kamera.

“Sigurisht është shumë e turpshme që ti e dashur Tea bën këto veprime, vjen sikur do të bësh kurs për stiliste, kërkon të qepësh fustane, i merr hajdutshe dhe nuk paguan as mësimin që ke marrë për dy javë, as punën që të është bërë për modelimin, prerjen, provën dhe qepjen e fustaneve që po mashtron ndjekësit e tu.”- ka shkruar zonja në një mesazh drejtuar Teas.









Shtuar më 10/11/2018, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori