Familjarët e Artan Cukut padisin në gjykatë Policinë e Shtetit

Familja e Artan Cukut i ka ngritur padi penale Policisë së Shtetit. Padia është e natyrës Administrative dhe kërkohet dëmshpërblim nga ana e familjarëve të kryepolicit të ndjerë.

Për vrasjen e Cukut është arrestuar Mikel Shalari si ekzekutor, ndërkohë që vijon në gjykatën e Tiranës gjyqi për urdhëruesin e krimit Bledar Jambellin.

Ish-drejtori i Policisë Vlorë, Artan Cuku u vra për shkak të detyrës në një atentat në Tiranë. Cuku u qëllua me armë zjarri në hyrjen e pallatit, teksa po futej për në ashensor.

Ky atentat tronditi gjithë forcat policore dhe Shqipërinë.


Shtuar 28.09.2020 14:39