Statujat e heronjve u konsideruan fyerje, ç'po ndodh me artin shqiptar? (FOTO LAJM)

Statujat e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe e simbolit të Pavarësisë së Kosovës, Adem Jasharit të dyja të vendosura në Prizren me 29 nëntor, u duk se ngjallën një revoltë të madhe në popullin shqiptar, revoltë e cila u ndje dukshëm në rrjet.

Analistë, gazetarë, artistë dhe politikanë reaguan të indinjuar ndaj statujave të heronjve kombëtarë duke nxjerrë në dritë të tjera vepra që me gjithë dëshirën e mirë, duken qartë që nuk i ngjasojnë aspak figurave të nderuara dhe madje janë shtrëmbëruar aq shumë sa janë konsideruar një fyerje shkruan albeu.com.

Zëvendësministri i Kulturës në Kosovë, Halil Matoshi ka reaguar nëpërmjet një shkrimi të titulluar: “E trishtueshme qysh nuk ua vret synin!?” duke i quajtur statujat të turpshme ndërsa shkrimtari e studiuesi i letërsisë Agron Gashi ka shkruar se me këto shtatore janë fyer dy heronjtë.

Statuja e Skënderbeut sipas modelit maqedono-bullgar, e Adem Jasharit, atipike për të, duket si model i kaçakëve grekë. Këto dy statuja urgjentisht duhet të hiqen. E turpshme!”, ka shkruar ai.

Nëse do të ndiqni fotot në galerinë që shoqëron këtë lajm, do të vini re edhe statuja të figurave të rëndësishme shqiptare që njësoj nuk ngjajnë aspak me realitetin.

Mos arti shqiptar ka hasur në një pikë të errët apo thjesht të mirëve nuk iu ofrohen mundësitë? /albeu.com/

Shtuar më 02/12/2020, ora 14:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori