Stafi i "Charlie Hebdo" marshon me lot në sy (FOTO LAJM)

Pjesëtarët e mbetur të revistës satirike "Charlie Hebdo" kanë marshuar me lot në sy në kujtim të kolegëve të tyre të punës.

Ata kishin në kokë një shirit të bardhë ku shkruhej edhe emri i Charlie.

Presidenti Francois Hollande i takoi ata një nga një dhe ndau ngushëllime me ta për kolegët e humbur.

Në përkujtim të kolegëve të tyre të cilët u vranë më 7 janar në një sulm terrorist po marrin pjesë mbi një milion njerëz, përfshirë edhe liderë të shteteve të botës./albeu.com/

Shtuar më 11/01/2015, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori