PDSH: Falimentimi i ASH-së, lajmi më i mirë i kohëve të fundit

Nëpërmjet një njoftimi të PDSH-së thuhet se “falimentimi i projektit të tradhëtisë i quajtur së fundmi Aleancë për Shqiptarët është lajmi më i mirë i kohëve të fundit”.

“Ai proekt që u nis kinse për të reformuar PDSH-në, gjatë rrugës bëri shumë koalicione dhe marrëveshje me subjekte të ndryshme duke nisur me partitë e Gëzim Ostrenit dhe Vesel Mehmedit që u’a përvetësoi edhe emrin e duke vazhduar me BDI-në e Ali Ahmetit dhe LSDM-në e Zaevit kur u’a bënë shumicën parlamentare dhe u bënë pjesë e qeverisë. Pastaj me Besën e Bilall Kasmit dhe Afrim Gashit dhe të gjithë pa përjashtim me lehtësi i tradhëtuan”, thuhet në komunikatën e PDSH-së.

Sipas tyre, të vetmet marrëveshje ASH-së i ka ngel]ur me Levicën e Dimitar Apasievit dhe OBRM-PDUKM-në.

“Në palën shqiptare nuk ju ngeli më kush për të tradhëtuar pasi si rrumbullaksim i krejt kësaj me aleancën që lidhën me forcat anti-NATO, anti-BE dhe antishqiptare si puna e Apasievit, përfundimisht shpalosën proektin e tradhëtisë së madhe ndaj shqiptarëve.

Çmontimi i tërësishëm i këtij proekti pëfundimisht e pastron skenën politike dhe organizimin politik të shqiptarëve. Shqiptarët duhet të jenë të lumtur pasi sot u shpall kapitulimi i këtij projekti”, thuhet në fund të komunikatës.


Shtuar 6.12.2021 16:05