Vidhet një banesë në Laknas, hajdutët morën para dhe flori

Tre persona të paidentifikuar kanë hyrë në një banesë në zonën e Laknasit duke vjedhur një shumë prej rreth 200 000 lekë të rinj dhe një varëse.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lura”.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi Policisë

Më datë 25.07.2023, në Laknas, në lagjen “Lura”, dyshohet se tre persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur rreth 200 000 lekë të rinj dhe një varëse floriri, në banesën e një shtetaseje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com/


Shtuar 25.07.2023 09:41