Spekulimi i gazetares maqedonase: Kanë ardhur kosovarë të ndezin Butelin (FOTO)

Postimi i gazetares maqedonase, Jordanka Ivanovksa- Joci
Gazetarja maqedonase, Jordanka Ivanovska - Joci, ka spekuluar me nje postim te sajin në Facebook.

Ajo shkruan se,qytetarë nga Kosova kanë ardhur në Butel të Shkupit për tu përleshur me maqedonasit. Ajo shton se gjatë protestës së mbrëmshme ka pasur edhe incidente ku siç u quan ajo vandalët, po ndezin dhe thyejnë çdo gjë, shkruan Zhurnal.

Ajo mendon se janë vendosur 30-40 tenda në Butel dhe policia nuk ka intervenuar ndaj protestuesve me qëllim që konflikti të mos merr përmasa të jashtëzakonshme.

Sipas këti postimi, po shihet qartë tendenca e gazetarës maqedonase e cila pa asnjë dëshmi spekulon opinionin në Maqedoni me qëllim që të shkaktoj revoltë tek pala maqedonase kundër shqiptarëve.

Protesta e fundit është përshëndetur nga një numër i madh komentuesish në rrjetet sociale, pasi të gjithë qytetarët dhe liderët politikë duhet të kontribuojnë për një bashkëjetesë mes maqedonasve dhe shqiptarëve. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2016, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori