Spahiu udhëton drejt Pejës për të nderuar Shkëlzen Haradinaj (FOTO LAJM)

Sot në nder të 15 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit dhe Heroit të Kombit Gjeneral Major, Shkëlzen Haradinaj, (vëllai i Ramush Haradinaj) dhe 4 bashkëluftëtarëve të tij, kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka udhëtuar drejt Pejës për të nderuar dhe kujtuar dëshmorin, bashkë me Ramush Haradinaj dhe familjen e tij. Në homazhe morën pjesë edhe shumë qytetarë të tjerë.

Ndërsa po sot dy kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës si dhe shumë prej ministrave të të dy qeverive janë bashkuar në Kukës për të përkujtuar eksodin e mijra kosovarëve në vitin 1999, e për të nderuar shqiptarët e Shqipërisë të cilët hapën dyert e shtëpive të tyre për t'i pritur të ikurit nga lufta. /albeu.com/

Shtuar më 16/04/2014, ora 14:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori