Sot vajzat çmenden pas tij, si dukej Shpat Kasapi para famës (FOTO LAJM)

Shpat Kasapi ndonëse nuk është treguar shumë aktiv me projekte muzikore, vazhdon të mbetet një ndër këngëtarët më të dashur për publikun. Sot është shumë simpatik dhe vajzat çmenden pas tij, por si ishte Shpati para se të bëhej i njohur?

Ai ka publikuar në Instastoryn e tij një foto të viteve më parë, kur ai ishte veçse një fëmijë. "Kush e njeh këtë vogëlushin?", ka shkruar këngëtari.

E sigurt që të gjithë fansat e vërtetë të tij, e kanë njohur nga e qeshura në foto të cilën Shpati e ka dhe sot po njëlloj.
Shtuar më 01/11/2019, ora 17:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori