Sot pritet shembja e murit, serbët nisin provokimet në Mitrovicë (FOTO LAJM)

Sot pritet të shembet muri i ndërtuar ilegalisht pranë urës së lumit Ibër në Mitrovicë.

Marrëveshja është arritur dje në Prishtinë mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Komunës së Mitrovicës Veriore.

Sipas mediave, marrëveshj është votuar dje nga Asambleja Komunale e Mitrovicës Veriore, ndërsa janë bërë të gjitha përgatitjet për prishjen e murit.

Muri i ndërtuar në pjesën veriore të Urës mbi lumin Ibër, ka ngritur tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa për rrënimin e tij, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2017, ora 09:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori