“Masakra e Lushnjës”, Orgest Bilbili kërkon lirinë

Orgest Bilbili nuk heq dorë për të fituar lirinë edhe pse ka marrë një dënim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.

Nëpërmjet avokatit të tij, Bilbili i është drejtuar më një rekurs Gjykatës së Lartë ku kërkon prishjen e vendimit që e mbylli në burg për jetë.

Orgest Bilbili së bashku me Anterio Kaloshin janë të akuzuar për atë që njihet si masakra e Lushnjës ku u vranë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Haxhiu, Bilbili dhe Kaloshi u akuzuan si autorë të masakrës së Lushnjes, ku vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën në 11 tetor 2017 në Lushnjë, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes.

Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.

Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili akuzohet për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.

Anterio Kaloshi u arrestua në 13 gusht, pasi bashkë me të tjerë qëlluan me kallashnikov drejt Hotel Volorekës në Pogradec në datë 8 gusht, ku Kaloshi kishte rolin e ekzekutorit, ndërkohë Orges Bilbili u kap në 10 prill 2021 në zonën e Xhamllikut në Tiranë, i cili u plagos nga polici pasi tentoi të largohej./Albeu.com/


Shtuar 21.06.2023 09:20