SOT NË '97/ Vlora vajton viktimat e "Otrantos", Tirana bëhet gati për pranimin e trupave "ALBA"
Wshtë data 1 prill 1997. Vlora dhe Tirana ziejnë. Kryeqyteti i trazirave të vitit 1997, Vlora vuan tragjedinë e "
Otrantos" dhe në mëngjes është paralajmëruar një tubim në nder të viktimave, ndërkohë që Tirana është mjaft e zënë me takime dhe konsultime me ndërkombëtarët në kuadër të operacionit "Alba" të forcave të NATO-s të udhëhequra nga Italia që do të zbarkonin me qëllim ruajtjen e stabilitetit në vend. Albeu.com, vijon sot ciklin e publikimeve "Sot në '97".
1 prill 1997
Dita nis me një tubim të heshtur në Vlorë në nder të viktimave të tragjedisë së "
Otrantos" ndërkohë që në drejtim të Shqipërisë vijojnë të vijnë ngushëllimet nga kancelari të ndryshme të Europës.
Agjencia Telegrafike Shqiptare njofton se po në të njëjtën ditë, ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Shaqir Vukaj arriti me një delegacion shqiptar në Romë për të diskutuar në lidhre me praninë e forcave italiane në vendin tonë në kuadër të forcave "ALBA".
Ndërkohë, në pjesë të ndryshme të vendit vijojnë shkatërrimet dhe plaçkitjet e pasurisë kombëtare. Njofrohet se nga muzeu i Durrësit janë vjedhur 80 vepra bronzi.
Në Elbasan është vjedhur 90 për qind e pasurisë kulturore kombëtare që gjendej në muzeun folklorik të qytetit. E njëjta situatë paraqitet edhe në Krujë dhe Korçë.
Krahas veprave të artit ka filluar edhe grabitja e pasurive të tjera në fabrika, siç është për shembull hekuri, i cili dërgohej për t'u shitur për skrap në Mal të Zi.
Gjatë datave 31 mars 1 prill në Shqipëri ishte i pranishëmë një delagacion i lartë i qeverisë greke, të cilët zhvilluan takime me kryeministrin, kreun e parlamentit dhe ministra.
Ndërkohë, nëpërmjet një deklarate për shtyp, Partia Demokratike do të deklaronte atehere se ajo nuk e shihte tragjedinë e "
Otrantos" si një indicent politik duke theksuar në nevojën për avancimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë. /Albeu.com/
Shtuar më 01/04/2017,
ora 11:25