SOT NË '97/ Shqiptarët ishin të shokuar nga tragjedia e "Otrantos", forcat greke hyjnë në jug, turqit në Durrës
Pranvera e këtij viti shënon 20-vjetorin e trazirave të vitit 1997, të cilat shkakton humbjen e jetës së më shumë se 3 000 shqiptarëve.

Albeu.com fillon sot ciklin e publikimeve "SOT NË '97" për të risjellë në vëmendjen ngjarjet e dhimbshme të asaj periudhe, të cilat kulmuan me tragjedinë e "Otrantos" por edhe ngjarjet e rënda që do të vijonin më pas.

Renditja e ngjarjeve është bërë sipas arkivës së Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe raportimit që ajo ka bërë në atë periudhë.


30 mars 1997

Është dita e pashkëve katolike. Dy ditë pas tragjedisë së "Otrantos" vendi merrte ishte i shokuar më datë 30 mars 997, ndërkohë që në qytete të ndryshme vijonin vrasjet. Dita nis me një ngushëllim të ish-Presidentit Berisha ndaj familjarëve të viktimave.

Këtij ngushëllimi i bashkohet edhe ai i qeverisë italiane, anija e së cilës, e quajtur "Sibilla" ishte shkaktarja e fundosjes së dhjetra shqiptarëve në fundin e detit Jon.

Ndërkohë, ish-ministri i Jashtëm i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Arjan Starova deklaorn se tragjedia e Otrantos mund të ishte shmangur nëse do të kishte patur vullnet nga italianët.

Gjithashtu pati edhe një deklaratë të qeverisë shqiptare për tragjedinë e "Otrantos" duke shprehur shqetësim të thellë për sjelljen e italianeve ndaj grave dhe fëmijeve të pambrojtur që ishin në anijen shqiptare.

Po në të njëjtën ditë, në Shqipëri futet kontigjenti i ndihmave humanitare nga Greqia dhe po ashtu, Agjencia Telegrafike Shqiptare do të njoftonte më 30 mars 1997 se qeveria shqiptare e kohës kishte kërkuar që të ishte pjesë e investigimit për mbytjen e anijes shqiptare në "Otranto".

ATSH njofton në të njëjtën datë qeveria shqiptare pranon hyrjen e kontigjenteve të ushtrive të NATO-s në territorin e vendit në kuadër të ndihmave.

Një 34-vjeçar, i quajtur P.Zekthi vritet në Elbasan me armë nga një distancë e afërt.

Me vendim të ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Belul Çelo zgjatet afati i shtetrrethimit deri në një urdhër të dytë. Sipas këtij vendimi, ndalohej qarkullimi nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 7:00 të mëngjesit. /Albeu.com/


Shtuar më 30/03/2017, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori