"Sot je një zonjushë", Aurela publikon foto me vajzën e Dr.Florit dhe shikoni sa është rritur (FOTO LAJM)

Aurela Gaçe ka pasur një raport dhe miqësi të mirë me këngëtarin e ndjerë Dr Flori.

Dhe tani, gjashtë vite pas vdekjes së Dr. Florit, ajo mban marrëdhënie të mira me familjen e tij.

Këngëtarja postoi një foto me vajzën e këngëtarit, ku mes batutave tregoi sesa shumë është rritur.

Ajo kujton se kur e njohur Kaltrinën ishte një bebe që prindërit po i bënin xhiro me karrocë ndërsa sot është bërë një zonjushë e vërtetë.

Aurela Gaçe vuri në dukje edhe gjatësinë e Kaltrinës 1.70 cm, duke e krahasuar me veten e saj, dhe qartësisht shihet një diferencë e madhe.

Këngëtarja shprehet se nuk është ajo e shkurtër, thjesht Kaltrina i ka ngjarë prindërve të saj që janë të gjatë nga natyra.

“Unë nuk jam e shkurtër 🤪, thjeshtë Kaltrina i ngjan babit e mamit. Të dy të gjatë nga natyra😅☺.

Kaltrina sa je rritur shpirt i vogël. Të njoha kur mami e babi të merrnin xhiro me karrocë, ti një bebe e bukur, sot nje zonjushe 1.70 cm ❤”- shkroi Aurela Gaçe.

Shtuar më 25/08/2020, ora 09:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori