Sot është "ulërimë", Ronela nxjerr fotot kur ishte 15 vjeç (FOTO LAJM)

Pëlqej
Mjafton të bëni një “shëtitje” nëpër kryefaqet e rrjeteve sociale dhe do të vini re diferencën mes 15-vjeçarëve të sotëm dhe atyre të brezit tuaj.

Gjithçka është ndryshe dhe këtë e vërteton edhe fotoja e postuar nga këngëtarja Ronela Hajati, e cila sot është një prej femrave më të paraqitshme.

Ronela ka postuar një foto në Instagram kur ishte vetëm 15 vjeçe. Këngëtarja shfaqet veshur më një golf të verdhë, me uniformën e shkollës sipër, e përbërë nga një këmishë e bardhë dhe një kollare e zezë. Po ashtu bien në sy flokët natyrale e po ashtu fytyra “ujë dhe sapun”.

Nuk është hera e parë që Ronela publikon foto pa filtra dhe nuk i druhet aspak opinionit edhe pse sot imazhi është shumë i rëndësishëm.
Shtuar më 15/10/2018, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori