Sot dita më e mirë e vitit për të krishterët, festa e Shna Ndout dhe rituali i 13 të martave

Datat 12 dhe 13 qershori shënojnë festen e Shna Ndout, ku mijëra pelegrinë i drejtohen Kishës së Laçit në shenjë sakrifice, falenderimi dhe lutjeje për një jetë të mbarë, shëndet dhe plotësimin e dëshirave.

Në këto dy data vendi i shenjtë vizitohet nga mijëra pelegrinë që vijnë nga gjithë Shqipëria dhe jashtë saj.

Sipas teologëve ky pelegrinazh praktikohet në shenjë pendese, në emër të sakrificës dhe lutjeje a falenderimi që i dërgohet shenjtorit Shna Ndou, i cili sipas gojëdhënave bën edhe mrekulli

13 të martat e Shna Ndout

Pelegrinazhi i shenjtë fillon në mes të muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon në 13 qershor që është dhe festa.

Për 13-të të marta, besimtarë të shumtë, ndezin qirinj në guvat e shkëmbinjëve dhe sfidojnë fatin duke besuar në mrekullitë e Shna Ndout.

Rituali i shenjtores fillon sapo kalon qytetin e Laçit dhe fillon ngjitjen në mal nëpërmjet disa shkallëve të gjata.

Ndalesa e parë bëhet tek gjurmët ku mendohet se ka kaluar Shna Ndou. Në gurë janë shenjat e këmbëve dhe të duarve të tij.

Pelegrinët përshkojnë këto pjesë të shenjta të me prekje dhe vendosje të kokës, duarve dhe komplet trupit në vendin për të cilin mendohet se ka kaluar Shna Ndou me besimin se lutjet e tyre do të plotësohen.