MAQEDONI/ Sot është nënshkruar kontrata për autobusët, pritet të arrijnë brenda 6 javëve (FOTO LAJM)
Sot është
nënshkruar kontrata për furnizim me pesë autobusë të cilët do të shfrytëzohen për
transport publik të qytetarëve në Komunën e
Tetovës.
Sipas kontratës,
autobusët duhet të arrijnë në Tetovë në afat prej gjashtë javëve. Ndërkaq, kompania e përzgjedhur është “AutoMakedonija” me seli në Shkup. shkruan Portalb.mk.
Një javë pasi Ministria e Financave miratoi kërkesën e Komunës së
Tetovës për furnizim me autobusë për
transport publik, autoritetet komunale në Tetovë kanë
nënshkruar kontratën me kompaninë “AutoMakedonija” që do t'i sjellë ato.
“Sot është
nënshkruar kontrata me ofertuesin më të volitshëm të përzgjedhur në procedurën e prokurimit. Sipas kontratës, nga sot rrjedh afati prej 6 javëve deri ku operatori ekonomik është i obliguar që të sjellë 5
autobusët” theksuan nga Komuna e
Tetovës.
Si do të duken
autobusët?
Autobusët të cilët kanë kushtuar gjithsej 44 milion denarë janë të modelit Isuzu CitiPort dhe duken kështu:
Nënstacionet e busave janë vendosur
Disa stacione pritëse janë vendosur në pjesët më të frekuentuara të qytetit, duke filluar nga hyrja e qytetit, qendra (gjykata themelore) e deri te rruga e universiteteve.
Premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së
Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013 “Ndërtojmë së bashku“, ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017. Ky premtim i Arifit nuk është realizuar.
Nga ana tjetër, Komuna e
Tetovës në shtator të këtij viti për herë të dytë e ka themeluar ndërmarrjen për
transport publik “Tetova
Transport”, pasi e para nuk ka arritur të vihet në funksion dhe e njëjta ka pushuar së vepruari automatikisht shkaku i afateve ligjore për funksionalizim të së njëjtës, kurse në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal, u votua edhe statuti i kësaj ndërmarrje.
Shtuar më 04/12/2020,
ora 21:26