Sot do të mbushte 55-vjeç, dalin fotot e rralla të Azem Hajdarit (FOTO LAJM)

Ditën e sotme Azem Hajdari do të festonte 55-vjetorin e lindjes së tij (1963-11 mars- 2018).

Hajdari u vra më 12 shtator 1998, ndërkohë vrasja e tij është një ndër çështjet më të turbullta për të cilën hidhen akuza të rënda.

Azem Hajdari ka qenë lideri i lëvizjes studentore 1990-91 që çoi drejt rënies së regjimit komunist në Shqipëri.

Më tej u bë një politikan i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ai simbolizon nisjen e periudhës demokratike në Shqipëri.

Hajdari ka qenë edhe deputet i Kuvendit shqiptar dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes. U vra në Tiranë më 12 shtator 1998. /albeu.com/

*Fotot janë publikuar nga Ramiz Lushaj

Shtuar më 11/03/2018, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori