EMRAT/ Ferma e kanabisit në Berat, Gjykata cakton masën e sigurisë për 11 të arrestuarit

Gjykata e Beratit ka caktuar masën “arrest me burg” për 11 të arrestuarit pas zbulimit të serave të kanabisit në Dimal.

Mësohet se prokurorja Albiona Papajani ka kërkuar arrest me burg dhe kjo kërkesë është pranuar nga gjyqtari Pëllumb Zaimi.

Nëntë burra dhe dy gra u arrestuar nga policia pas zbulimit të fermës së kanabisit në fshatin Rërëz, Dimal ku u sekuestruan 870 kilogramë lëndë narkotike kanabios sativa, 3 armë zjarri dhe sende që shërbenin për përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.

Gjykata ka lënë burg:

Jurgen Ujkaj
Bashkim Mema
Sidrit Bisha
Endrit Xheka
Edison Mema
Mirvaldo Disha
Hamdi Dyli, pronari që kishte lënë me qira serat.
Blerim xheka
Samuel Lushaj
Drita Mema
Izmira Mema./albeu.com