FOTO/ Martohet vajza e Eminem

Vajza e Eminem, Alaina Scott u martua me Matt Meller të premten e kaluar.

Vajza e madhe e reperit e organizoi ceremoninë në një rreth të ngushtë me të ftuar, nga të dyja palët jo më shumë se 125 persona.

Ajo ka ndarë me miqtë e saj online në Instagram disa momente të dasmës së saj. Megjithatë, në asnjërën nga fotot nuk duket Eminem.

Nën postimin e saj, Alaina Scott shkroi: “9 qershor 2023 thjesht një nga ditët më të mira të jetës sime. Në këtë jetë dhe në tjetrën, shpirti im do të gjejë gjithmonë tëndin ?”.

Fotot tregojnë çiftin duke u puthur në një tarracë  dhe më pas në një ashensor, ndërsa fotot e tjera tregojnë përgatitjet e nuses ose unazat e martesës së çiftit./Albeu.com.


Shtuar 14.06.2023 16:29