Soni Malaj nxjerr sekretet: Shkëndijën e dashurisë e patëm në parking (FOTO LAJM)

Është përfolur shumë në lidhje me romancën e re që po shijon këngëtarja Soni Malaj, por teksa ka qënë e ftuar në NIN në Klan Kosova, Soni ka rrëfyer edhe një sekret të vogël për takimin e parë dhe shkëndijën e dashurisë me Klevin.

"Është spekuluar se jemi njohur në palestër, por në fakt jo. Takimi ynë i parë ka qenë nëpërmjet një mikeshës sonë të përbashkët, ka qenë një takim i rastësishëm. Unë e kisha takuar edhe herë të tjera, por nuk e mbaja mend. Ai as nuk më ka parë. Unë e kam pasur në profil. Ka qenë punë e pasurive të patundshme, apartamente, që është edhe biznesi i tij... Por askujt nuk ia merrte mendja se dy miqtë e vjetër të mikeshës së përbashkët do të bëheshin bashkë… Dhe ndodhi për ditëlindjen e saj, kur të dy patën “takimin përballë”, ka thënë ajo.

"Takimi ishte krejt i rastësishëm. Pas festës (ditëlindjes së mikeshës), unë po prisja makinën në parking. Aty, ai kaloi dhe… diҫka ndodhi. U pamë përballë. Unë në fakt e ngatërrova, por pastaj thashë “mos është ai që njoh?”.

Me pak fjale, Soni dhe Klevi shkëndijën e parë të dashurisë e përjetuan në parking. Aq mjaftoi që më pas të fillonin komunikimet, e pas tyre takimet. Edhe lajmet se prej kohësh Soni dhe Klevi kanë nisur bashkëjetesën, këngëtarja i ka hedhur poshtë: “Akoma jo, jemi ende si ҫift adoleshentësh. Ende nuk bashkëjetojmë, por besoj se së shpejti po. Drejt asaj rruge jemi". /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2016, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori