Ka shprehur gjithmonë dobësi për Bora Zemanin, habit Atdheu: E hoqa vetë nga Instagrami (FOTO LAJM)

Kanë qenë të shumta aludimet që kanë ngritur portalet e ndryshme për Atdheun dhe Bora Zemanin. I pyetur nëse ka pasur një marrëdhënie me Borën, Atdheu i cili ka ngritur vetë këto dyshime sqaroi gjithë të vërtetën e kësaj historie.

(Pjesë e shkëputur nga intervista)

Dajana: Janë thashetheme që ke pasur një marrëdhënie me Bora Zemanin. Po apo jo ?

Atdheu: Jo, nuk është e vërtetë.

Dajana: Thjesht një marrëdhënie miqësore ?

Atdheu: S’është as marrëdhënie miqësore, s’është se kemi krijuar shoqëri aty. Kam respekt, kur rastisim flasim. Si je, a je mirë?

Dajana: Keni pasur ndonjë konflikt që jeni larguar? Jeni hequr nga rrjetet sociale.

Atdheu: E vërteta është që e hoqa unë, e hoqa dhe veten nga ajo, hoqa dhe atë për ti mbyll këto njëherë e mirë.

Dajana: E kuptoj!

Atdheu: Jo për ndonjë gjë tjetër, e hoqa unë vendosa ashtu, e pash më të arsyeshme.Të flasin dhe 2-3 herë të mbyllet si muhabet. Me siguri është lodhur dhe ajo, por jam lodhur dhe unë.

Edhe me këtë deklaratë të dhënë për emision e D-Night Atdheu sqaroi dhe mbylli gojët e liga në lidhje me këtë histori.

Edhe pse Atdheu së fundmi në çdo intervistë po mohon të këtë një marrdhënie mes tyre, ka qenë vetë ai që ka ngritur dyshime dhe ka lënë në çdo momnt të kuptohet se “po lë kokën” për Borën.

Madje gjatë një interviste, Atdheu u pyet se cila vajzë nga “Përputhen” i ka mbetur merak nënës së tij qe ta marrë për nuse. Ai u vendos në siklet dhe tha se nuk është një ndër konkurrentet, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Bora Zemanin, per te cilën ai ka shprehur gjithmone pelqimin pas emisionit neper Intervista, masje eshte shprehur: “Për Borën kisha bërë 10 vite burg”.

“Është dikush po nuk mundem t’ia them emrin. Nuk është prej konkurrenteve”, u shpreh Atdheu.

Gjithashtu kur u pyet nëse është në një marrëdhënie, Atdheu u shpreh se është në tentativë për tu lidhur me një vajzë nga Tirana, por akoma asgjë nuk është finalizuar./albeu.com/


Shtuar 22.10.2021 09:56