Chiellini shumë pranë akordit me klubin e njohur

Giorgio Chiellini pak ditë më parë luajti ndeshjen e tij të fundi në “Allianz Stadium” ndaj Lazios, ku për nder të tij u organizua një lamtumirë e bukur për të në shenjë respekti për gjithë ato vite që ai mbajit fanellën e Juves të veshur.

Por ai nuk i dah fund karrierës së tij në futboll. Sipas raportimeve të shumta, Los Angeles FC është pranë marrëveshjes me mbrojtësin italian.

Së shpejti pritet që emisarët e Los Angeles pritet të vijnë në Milano për të mbyllur marrëveshjen me agjentin e mbrojtësit të Juventusit, Davide Lippi./h.ll/albeu.com


Shtuar 21.05.2022 15:12