SONDAZHI I ALBEU.COM/ "Bien" të mëdhatë, rriten PDIU, LIBRA dhe SFIDA (FOTO LAJM)

Albeu.com publikon sot të dhënat më të fundit të sondazhit të organizuar nga portali.

Sondazhi i Albeu.com zhvillohet online dhe është unik në llojin e tij, pasi çdokush që do të votojë duhet fillimisht që të logohet nga adresa e tij e Facebook-ut.

Pasi ka votuar njëherë, sistemi e bllokon atë adresë dhe nuk lejon që të votojë sërish deri në mbyllje të sondazhit.

Në këtë mënyrë, ulet në minimum subjektiviteti në sondazh dhe votimi disa herë nga të njëjtët persona.

Deri më tani kanë marrë pjesë 3 800 persona, të cilët kanë patur mundësinë të zgjedhin vetëm NJE herë të votojnë për njërën nga partitë e listuara në fletën e votimit.

Në rant kombëtar udhëheq Partia Socialiste me 25.73 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike me 20.84 për qind të votave.

Klikoni KËTU për të votuar në sondazh.

Vlen të theksohet fakti se të dyja partitë kanë patur rënie në mbështetjen e tyre gjatë javës së fundit duke bërë të rriten partitë e tjera më të vogla. PS ishte 25.86 për qind herën e shkuar dhe ka zbritur në 25.73 për qind, ndërsa rënia më e madhe është tek PD, e cila ishte 23.42 për qind javën e shkuar, ndërsa tani ka zbritur në 20.84 për qind.

Rënie gjithashtu ka pësuar edhe LSI, e cila ka zbritur nga 14.12 për qind që ishte javën e shkuar në 13.89 për qind jëtë javë.

Vlen për t'u theksuar fakti se 11.65 për qind e pjesëmarrësve në sondazh thonë se nuk do të votojnë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ndërkohë, PDIU shkon nga 7.82 që ishte javën e shkuar në 9.50 për qind këtë javë, ndërsa LIBRA rritet nga 6.05 javën e shkuar në 6.97 për qind.

Rritje të mbështetjes së saj ka ndodhur edhe për SFIDA-n, e cila ka shkuar nga 3.3 për qind javën e shkuar në 6.36 për qind këtë javë.

Si funksionon sondazhi?

Në konceptimin e këtij sondazhi, Albeu.com ka treguar kujdes të veçantë në shmangien e mundësisë që një person të votojë më shumë se një herë.

Nisur nga kjo, çdokush mund të bëhet pjesë vetëm pasi të jetë loguar me llogarinë e tij në Facebook. Pasi të jetë loguar, ai ka mund votojë vetëm për një njësi zgjedhore.

Pasi të keni klikuar mbi partinë e preferuar në njerën prej njësive zgjedhore, votat juaj bëhet e pagjurmueshme dhe sistemi nuk ruan asnjë të dhënë në lidhje me votën apo tuajën personale.

Gjithashtu pasi të keni votuar asnjë postim automatik nuk bëhet në profilin tuaj në Facebook.

Sistemi është i ngritur i tillë ku secili të mund të votojë pa asnjë pengesë për partinë e preferuar. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2017, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori