S'mund të ishte më e lumtur, Oriola Marashi hap sfilatën e markës ndërkombëtare (FOTO LAJM)

Me postimet e fundit në ‘Instastory’, modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi ka treguar se ka hapur sfilatën e ‘Guess’ me performancën e saj.

Ajo ka ndarë disa video ku duket se grimierët janë duke u kujdesur për pamjen e saj, krah të cilave ka shkruar: “Duke hapur shfaqjen, e nderuar. Në dashuri me ‘look-un’ tim të parë. Veshjet e mia, i dua ato”.

Kujtojmë se gjatë kësaj kohe Marashi ka ndarë sete fotografike të ndryshme me ndjekësit e saj, duke treguar se puna për të dhe pasionin e saj ka vazhduar njësoj.

"Faleminderit për motivimin dhe besimin që keni tek unë, ndihem e nderuar të punoj edhe një vit me një gjeni, i vetmi @paulmarciano faleminderit faleminderit faleminderit @guess", shkruan Oriola.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Oriola sfilon në një pasarelë të huaj, pasi dhe më parë ajo ka qenë pjesë e sfilatave të firmës së njohur ‘Guess’.
Shtuar më 22/10/2020, ora 21:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori