Neymar apo Mbappe? “Fenomeni” tregon se cilin lojtar duhet të transferojë Real Madridi

Ronaldo brazilian beson se kampionët e La Ligas, Real Madrid, duhet të nënshkruajnë me Kylian Mbappe para bashkëlojtarit të tij, Neymar.

Mbappe ka qenë i përmendur për një transferim në Madrid në disa faza të karrierës së tij, me ‘Los Blancos’ që raportohet të synojnë të finalizojnë një marrëveshje në vitin 2021.

Ish sulmuesi i Barcelonës, Neymar, që iu bashkua PSG-së për një marrëveshje rekorde në vitin 2017, gjithashtu ka qenë i lidhur me Real Madridin.

“Tani, nuk është se njëri është më i mirë se tjetri, por nëse Real Madrid dëshiron të bëjë një investim të madh, ata duhet të bëjnë duke investuar për të ardhmen”, ka deklaruar Ronaldo.

“Neymar është 28 vjeçar dhe Mbappe është 22. Si një investim, do të ishte më logjike të transferosh më të riun nga të dy”.


Shtuar 23.08.2020 09:41