Skenat e seksit të Arya-s "vjedhin" serinë e dytë të Game of Thrones (FOTO LAJM)

Në fund të javës që sapo lamë pas u shfaq seria e dytë e sezonit të 8 të Game">Game">Game">Game of Thrones">Thrones">Thrones">Thrones, një serial që ka gozhduar miliona shikues në të gjithë botën.

Në dy seritë e para skenat kanë qenë të qeta me personazhe që dialogojnë me njeri-tjetrin, ndërsa të gjithë janë mbledhur në Winterfell në pritje të luftës së madhe mes Ushtrisë së të Vdekurve të drejtuar nga Night King dhe asaj të të gjallëve që kryesohet nga Danerys Targaryan dhe Jon Snoë, shkruan Albeu.com.

Në serinë e dytë pati një skenë seksi mes Arya Stark dhe djalit të paligjshëm të mbretit Robert Baratheon, e cila është një ndër më të diskutuarat gjatë kësaj jave mes fansave të këtij seriali.

Një pjesë e tyre theksuan se një skenë e tillë nudo nuk ishte e nevojshme për një personazh si Arya, ndërsa të tjerë fansa shkruajnë në rrjetet sociale se të paktën duhej ngrohur pak skena dhe më pas të shkojë në një raport seksual.

Të gjitha këto debate kanë bërë që kjo skenë të jetë ndër më të diskutuarat mes fansave duke i marrë edhe shkëlqimin serisë së dytë të Game">Game">Game">Game of Thrones">Thrones">Thrones">Thrones.

Gjithashtu hamendësime ka patur mbi identitetin e Night King, ku nuk janë të pakët ata që besojnë se ai është një Targaryan, nisur nga fakti se shihet duke drejtuar një dragua, një cilësi kjo vetëm e Targaryan-ve.

Seria e tretë pritet të zgjasë 84 minuta dhe organizatorët janë shprehur se gjatë saj do të thyhet rekordi i skenave të luftës më të gjata gjatë një filmi. Pritet që të ketë një luftë rreth 1 orë në film, e cila nuk ka ndodhur asnjëherë në filmat e mëparshëm, nisur edhe nga fakti se një skenë lufte kushton shumë. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2019, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori