Skenar krimi si në filma, biznesmeni u qëllua me kallashnikov kur po kalëronte

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e biznesmenit të njohur në Shkodër, Arjan Ferracaku.

Burime pranë ngjarjes bëjnë të ditur se biznesmeni në fjalë, është ekzekutuar me armë zjarri kallashnikov ndërkohë që po kalëronte.

Ferracaku ishte në shoqëri të dy personave të tjera, të cilët janë shoqëruar në polici.

Fillimisht u bë e ditur se trupi i viktimës është gjetur pranë një makine të djegur, por si duket ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.

Ferracaku ka qenë pronar i një hoteli në zonën e Velipojës, dhe ishte baba i dy fëmijëve të mitur. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2018, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori