Skema: Si grupi kriminal financoi kandidatin për fushatë zgjedhore (FOTO LAJM)

Ministria e Brendshme ka bërë ditën e sotme ka bërë publike detaje nga operacioni “Forca e Ligjit”.

Gjatë takimit që u prezantua sot nga ministri Fatmir Xhafaj në prani të ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së u fol gjatë mbi operacionet kriminale si dhe mbi të ardhmën e tyre në Shqipëri.

Në këtë u prezantua një materjal mbi format se si kriminelët arrijnë të ndikojnë në politikën shqiptare.

Ashtu siç mund ta shihni edhe në galerinë më sipër, kandidati i kërkon ndihmë kriminelit, ose krimineli vetëofrohet për financim dhe në këtë mënyrë mes kriminelit dhe politikanit ka një lidhje e cila çon në rëndimin e situatës kriminale në vend.

Gjithashtu në këtë material thuhet se vetëm në 2017 janë identifikuar 358 mjete, 286 apartamente dhe banesa, 15 vila private, 7 komplekse shërbimesh, 87 lokale si dhe janë sekuestruar 35 milionë euro llogari bankare, 5 apartamente dhe 42 mijë m2 tokë. /albeu.com/

Shtuar më 07/11/2017, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori