“Nuk mund ta kritikosh Messin nga epoka e Barcelonës por 2 golat në një sezon”

Paolo Di Canio i quajti të drejta kritikat ndaj Lionel Messit.

“Messi nuk mund të kritikohet për atë që bëri te Barcelona. Por nëse ai u largua dhe shënoi 2 gola në një sezon, ju mund të kritikoni më shumë se të tjerët, sepse nuk jetoni me atë që është bërë dikur, është në të kaluarën”, tha ish-sulmuesi i West Ham dhe Lazio.

34-vjeçari argjentinas ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 10 asistime në 18 ndeshje të ligës franceze për PSG-në. /albeu.com/

Paolo Di Canio Rules Out West Ham Return | Who Ate all the Pies


Shtuar 22.03.2022 22:58