SKANDALI / Inxhinieri bërthamor dhe motra përgjuan mbi 18 000 njerëz, pjesë e masonerisë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Policia italiane ka zbuluar një grup që spiunonte policinë, institucione të ndryshme, administratën publike, sipërmarrës si dhe pesonalitete politike, mes të cilëve edhe ish-kryeministrin Matteo Renzi dhe kreun e Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi.

Hetimi i kryer nga Policia postare dhe prokuroria e Romës solli arrestimin e dy personave, inxhinierin bërthamor Giulio Oçhionero, 45 vjeç dhe motrën e tij, Francesca Maria, të dy rezidentë në Londër por me banim në Romë dhe të njohur në botën e financës.

Ata menaxhonin një rrjet kompiuterash të infektuar nga një virus që quhej "Eyepyramid" që u kishte mundësuar të grumbullonin, prej vitesh, njoftime të rezervuara dhe të dhëna delikate të dhjetëra personaliteteve, kryesisht në botën e financës dhe t'i përdornin në shërbim të "interesave të errëta dhe të paligjshme."

Ndaj dy të arrestuarve rëndojnë akuzat e "marrjes së informacionit në lidhje me sigurinë kombëtare, qasje të paautorizuar në sistemin kompjuterik, si dhe përgjimin e paligjshëm të komunikimeve kompjuterike ".

Mediet italiane shkruajnë se janë rreth 18.327 njerëz të përgjuar në të gjithë vendin, ndërsa prokuroria ka bërë me dije se grupi ka arritur të grumbullojë të dhëna mjaft delikate nga përgjimi i ish-kryeministrit të dorëhequr Matteo Renzi dhe dhe presidenti aktual i Bankës Qendrore Evropiane Mario të Draghi.

Giulio dhe Francesca, sipas akuzave, prej vitesh, të paktën që nga vitit 2012, kishin infektuar kompjuterët e viktimave të tyre nëpërmjet pajisjes së quajtur Eyepiramid për të vjedhur informacione.

"Është urdhër-arresti që hedh të zezën në të bardhë për sa i përket lidhjeve të Giulio Oçhionero me ambjentet e masonerisë italiane, si pjesë e llozësh 'Paolo Ungari – Nicola Riçiotti, Mendim dhe Aksion' në Romë," shkruan TgCom.

Gjykata italiane beson se interesi i Giulo Oçhionero tek vëllezërit e tij masonë mund të jetë e lidhur me lojërat e pushtetit në brendësi të asaj që quhet "Grand Oriente d'Italia" (Llozha masonike italiane e themeluar në vitin 1805).

Por nga dëshmitë e mbledhura deri më tani, mediat italiane shkruajnë se kjo histori spiunazhi "nuk është në iniciativë e izoluar vetëm prej një vëllai dhe motrës së tij, por përkundrazi janë të përfshirë shumë persona". /albeu.com/



Shtuar më 10/01/2017, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}