Skandal në ishullin më të bukur! Vizitorët po ushqehen me mish qeni (FOTO LAJM)

Pëlqej
Bali është një destinacion popullor për turistët perëndimorë dhe australianë. Vizitorët zakonisht udhëtojnë drejt ishullit për të kaluar muajin e mjaltit si një nga ishujt më të zhvilluar indonezian.

Por, sipas një raporti të ri, vizitorët në ishull po mashtrohen dhe po hanë mish qeni duke menduar se është mish pule, përcjell albeu.com.

Organizata për mbrojtjen e kafshëve në Ausrtrali kohët e fundit ka kryer një hetim për këtë çështje, të titulluar "tregtia e fshehur e mishit në Bali dhe lidhja e saj shqetësuese ndaj turizmit australian".

Ata zbuluan se çdo ditë, qentë - duke përfshirë kafshët shtëpiake - janë duke u larguar nga rrugët e Bali, dhe shpesh vriten brutalisht, për t'u shitur si mish për turistët.

"Të hedhur në arka ose thasë qentë e tmerruar presin therjen e natës me këmbë të lidhura dhe gojën e mbyllur," thonë Animals Australia.

"Ata mund të vuajnë orë ose ditë pa ushqim ose ujë. Një nga një do të theren brutalisht para shokëve të tyre.

Thuhet se rreth 70 restorante në Bali janë gjetur duke shitur mish qeni. /albeu.com/


















Shtuar më 14/11/2017, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori