Reagon Bayern, përmbys Greuther Furth me poker (VIDEO)

Bayern Munich ka arritur të reagojë pas humbjes me Bochum në javën e kaluar, ku ditën e sotme ka marrë një fitore me shifrat 4-1.

Një triumf me përmbysje ndaj Greuther Furth që është i renditur në vendin e fudnit në tabelën e klasifikimit.

Greuther Furth befasoi në pjesën e parë bavarezët, teksa shënuan me anë të Hrgota, por festa zgjati pak, sepse në pjesën e dytë do të vazhdonte edhe shfaqja nga lojtarët e Bayern.

Ishte Lewandowski ai që barazoi shifrat. Një autogol i dha epërsinë Bayern Munich, ndërkohë që polaku më pas realizoi edhe të tretin.

Deri në fund Choupo-Moting shënoi edhe golin e katërt dhe Bayern shkon në “+9”, në pritje të Borussia Dortmund që ndeshet me Borussia M’Gladbach./ h.ll/albeu.com


Shtuar 20.02.2022 19:17