"S'ka kthim", Shqipja jep përgjigjjen përfundimtare? (FOTO LAJM)

Pas shumë sulmeve dhe shprehje bullizuese në studio, Shqipe Hysenaj u përjashtua për një afat të pacaktuar nga emisioni i të rinjve "Për’puthen".

Shkak për largimin e saj u bë bullizmi dhe homofobia, të cilën e shfaqi me zë të lartë ndaj konkurrentit biseksual gjithashtu konkurrent.

Puntata e të premtes ishte më e bujshma e “Për’puthen”, e cila pasoi me masën drastike për Shqipe Hysenajn.

Në llogarinë e saj në Instagram, kjo e fundit ka publikuar një foto nga studio e emisionit ku ishte protagoniste duke shkruar "S'ka kthim".

Kjo duket si një përpgjigje për pyetjen që po mundon ndjekësit nëse do të kthehet apo jo Shqipja.

Gjithsesi ajo nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme./albeu.com/

Shtuar më 27/10/2020, ora 20:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori