Silva Gunbardhi përlotet në emision: Këtë foto nuk dua ta kem as në... (FOTO LAJM

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Këngëtarja shqiptare Silva Gunbardhi, ka rrëfyer live tek Rudina me emocion dhe lot dhimbjen dhe panikun që ka përjetuar para një operacioni të rëndësishëm.

Ajo është përlotur në ekranin e televizionit Klan, ku u shfaq për herë të parë një foto e saj me kirurgun që e operoi nga sytë.

“Është një foto që unë e shfaq për herë të parë tek ty dhe është një foto që unë s’dua ta shikoj, nuk dua ta kem as në telefonin tim”.

Tashmë Silva tha se ndodhet në gjendje shumë të mirë pas operacionit në sy dhe shikimi është normalizuar. Sipas saj i vetmi siklet që kishte qenë ishte mpirja dhe gjilpëra që i kishin bërë.

”Jashtë skenës dhe ne jemi njerëz me probleme si gjithë te tjerët", tha këngëtarja.

Këngëtarja Silva Gunbardhi, lajmëroi para pak ditësh në Instagram se do t’i nënshtrohet një operacioni në sy. Ajo shkruante se mjeku i ka dhënë një shpresë se ajo mund të shikojë normalisht. Nuk dihej më parë që Silva ka pasur probleme me sytë.

“Jam mësuar të më bëhet llogaria se sa fitoj, pa i shkuar kujt në mend se sado që të fitojë një nënë me fëmijë të vogël, asnjëherë nuk mjafton! Për të vazhduar me probleme të tjera që kanë të bëjnë me shikimin tim”, shkruante këngëtarja. Operacioni shkoi me sukses dhe e pyetur nga gazeta “Panorama” pas ndërhyrjes, Silva rrëfeu se ky kishte qenë një problem i vërtetë që kishte pasur në jetën e saj.

Pyetjes se sa kishte kushtuar ndërhyrja, ajo iu përgjigj:
“Eh, ç’pyet, duhet të punoja shumë për t’i hequr ato para mënjanë!. E dini çfarë më ndodhi? Pagesën e operacionit e kisha bërë me bankë. Por kur shkova pas operacionit për vizitë, doktori më tha: “Silva ke dy opsione, ose të t’i kthejmë mbrapsht paratë, ose zgjidh dikë që ka nevojë për ndihmë e ta ndihmosh me këtë shumë. Unë zgjodha të ndihmoj një fëmijë të vogël sa djali im”.

Sa i takon jetës private, Silva ka krijuar një familje të bukur me këngëtarin Dafi Derti, dashuri nga e cila erdhi në jetë Dalvi, djali i tyre që bën dy vjeç këtë verë. Historia e tyre lindi gjatë xhirimeve të klipit hit “Të ka lali shpirt”./Albeu.com/

Shtuar më 15/02/2017, ora 23:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori