Siç kanë premtuar: A do kemi bashkëpunim mes Rita Orës dhe Dafit? (FOTO LAJM)

Tashmë të gjithë e dimë se Rita Ora dhe Dafina Zeqiri, kanë një lidhje mjaft të ngushtë me njëra-tjetrën. Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, nuk ka ngurruar asnjëherë që të tregojë se e mbështet Dafinën.

Madje edhe nëna e Rita Orës, Vera, është një fanse e këngëtares së njohur. Ajo para disa ditësh ndau me ndjekësit e saj një foto ku falënderonte Dafinën, për një nga mesazhet e saj të shumtë në kuadër të kujdesit për shëndetin mendor.

Po kthehemi te marrëdhënia mes dy këngëtareve shumë të dashura për publikun. Ju kujtohet deklarata e Rita Orës, të bërë disa vite më parë për Dafina Zeqirin?

Kur një fans e pyeti atë nëse kishte ndonjë artist shqiptar që do donte të bashkëpunonte, Rita tha: “Po”.

“Një artiste me të cilën do të doja të kisha një bashkëpunim është Dafina Zeqiri ose mund të them Dufye! E dua shumë atë vajzë. Vetëm kur të vijë momenti”, shkroi Rita asokohe”

Madje këngëtarja e famshme shtoi se nuk do të jetë vetëm ajo me të cilën do të bashkëpunojë, por Dafina do të jetë e para. Duket se disa fanse të tyre nuk e kanë harruar këtë deklaratë dhe kanë vendosur që ta risjellin sërish në vëmendjen e tyre.

Dafina e ka ripublikuar këtë deklaratë në “Instastory”-n e saj dhe përkrah ka shkruar: “Dashuri kemi pasur që nga dita e parë”, duke etiketuar edhe Ritën.

Tashmë nuk na mbetet tjetër veçse të shpresojmë që ky bashkëpunim mes tyre të vijë sa më shpejt. Edhe pse duket se do presim edhe pak.
Shtuar më 22/02/2021, ora 16:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori