Siç i pëlqen Gjikos, Elita Rudi i kthehet look-ut të vjetër (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur, Elita Rudi, i ka qëndruar gjithmonë besnike flokut të errët që i pëlqen edhe Gjikos i cili i tha moderatores se ajo do të bëhej gruaja e tij me një kusht: T’i bënte flokët e zeza.

Mirëpo prej disa kohësh jemi mësuar ta shohim me një ngjyrë më të çelur, edhe pse nuk i është larguar nuancave të errëta.

Ndërsa pak orë më parë, Elita ka treguar se i është rikthyer pamjes së saj të vjetër, me flokët komplet të zeza.

“Kë e mori malli për Elin e vjetër”, shkruan moderatorja. Ndjekësit kanë nxituar ta komplimentojnë për pamjen e saj gjithmonë të kuruar. Kujtojmë se Elita është në pritje të një vajze.

Ajo dhe Gjiko janë edhe prindër të një djali më të madh, të quajtur Zëri.
Shtuar më 27/10/2020, ora 19:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori