“Drafti kundër interesit të kombit shqiptar”, Rama: Glauku s’di asgjë, flet në kamera pasi konsultohet me Kurtin

Kryeminsitri Edi Rama hodhi poshtë deklararat e kreut të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili tha një ditë më parë se nuk ishte dakord me draftin për asosacioin e propozuar nga kreu i qeverisë shqiptare.

Pas takimit me kryeministrin malazez Dritan Abazoviç në Podgoricë, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ju përgjigj interesit të mediave në lidhje me “përplasjen” një ditë më parë gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Rama theksoi se ato që ka thënë Konjufca në media i di vetëm ai se çfarë janë, duke mohuar kategorikisht se ka folur me të për asosacionin.

Sipas Ramës deklarata e Konjufcës vijnë pas konsultimeve që mund të ketë patur me Albin Kurtin, i cili refuzoi ta takojë.

Pyetje: Besoni se do të takoni më 17 korrik me zotin Kurti?

Rama: Unë për vete nuk dola i lënduar nga takimi me Glaukun Se pse Glauku tha të tjra gjëra jashtë e të tjera gjëra brenda, më mirë pyesni Alninin. Se pse nuk u takuam, unë mund tu them se kam bërë çmos për tu takuar me kryeministrin e Kosovës, ai ëhstë në një tjetër botë në këtë moment. Unë thjeshtë mendoj se kjo bota ku jam unë ëhstë më e madhe se bota ku ëhstë Albini. Këtu janë të gjithë aleatët tanë, dhe Albini është shkëputur. Sa i përket takimit të Tiranës, unë kam për detyrë ta ftoj, nuk kam për detyrë ta rrëmbej. Larg qoftë të kdnapoj unë kryeministrin e Kosovës. Ai ëhstë i ftuar si gjithë të tjerët. ja kam bërë të qartë edhe Brukselit se tkaim kryeminsitrash pa kryeministrin e Kosovës nuk ka, por nuk e përjashtoj atë që Albini mos vijë. Tani ju thoni pse e tha Glauku këtë gjë, më mirë pyesni Albinin.

Pyetje: Çfarë përmban drafti për Asosacionin?

Rama: Glauku nuk di asgjë, thjeshtë kemi bërë muhabet vëllazëror. Unë nuk di pse Glauku ka thënë ashtu pas konsultimin me Kurtin.


Shtuar 7.07.2023 17:08