Si vdiq Enver Hoxha: U verbua plotësisht deri sa ra në koma (FOTO LAJM)

Sipas raportit të mjekëve, Enver Hoxha vdiq si pasojë e një ataku në zemër dhe pësoi gjendje koma që në datën 9 prill.

Pas dy ditësh atij nuk i funksionoi asnjë organ jetësor duke i sjellë vdekjen.

Sëmundja e tij u mbajt e fshehtë për një kohë të caktuar.

Enveri kishte pasur dy hemorragji cerebrale, më 1983-in dhe 1984-ën, kishte humbur gati krejtësisht sytë në mënyrë të pakthyeshme, ndërkohë që dy ditë para vdekjes kishte kaluar edhe infarkt.

Tashmë është shkruar mjaft për faktin se diabeti i rëndë kishte ndikuar në këtë fund të keq.

Humbja progresive e mundësive të tij fizike dhe intelektuale nuk zbuti aspak pushtetin e tij të tmerrshëm, atë pushtet, që njerëzit e tij të afërm, me një fshehtësi gjithnjë e më të madhe, e ruanin deri në absurditet, duke shkaktuar situata tragjike.

Më 11 prill të 1985 Enver Hoxha deklarohet zyrtarisht i vdekur. Ceremonia e tij u shoqërua me homazhe madhështore, sa në psikozën e njerëzve u duk se nga ai moment e pas Shqipëria nuk do të kishte më të ardhme.

Shtuar më 10/07/2020, ora 17:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori